Bota
Liderët kryesorë të BE-së mbërrijnë në Londër, plan paqeje për Ukrainën

Liderët kryesorë evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Londër për të marrë pjesë në një samit të konsideruar kyç për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Francës Emanuel Macron sapo kanë mbërritur në Lancaster House, ku janë pritur nga kryeministri britanik, Keir Starmer.
Pas mbërritjes, kryeministrja Giorgia Meloni tha se Italia dhe Britania e Madhe ndajnë një “mendësi të ngjashme” për Ukrainën.
Liderë të tjerë evropianë kanë përsëritur gjithashtu mbështetjen dhe dëshirën e tyre për një paqe të qëndrueshme.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të jetë në samit dhe ai gjithashtu do të takohet me Mbretin Charles III pasditen e së dielës.
Më herët, Starmer, ndërsa u shfaq të dielën me Laura Kuenssberg, tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të punojnë me Ukrainën “në një plan për të ndalur luftimet” me Rusinë dhe më pas do ta “diskutojnë atë plan” me SHBA.
Samiti i sotëm ishte planifikuar para takimit të tensionuar në Zyrën Ovale.
Udhëheqësit evropianë pritet të shprehin mbështetjen për Presidentin Zelensky, pas dështimit të takimit në Washington më 28 shkurt, mes tij dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.
Kryeministri britanik e nisi këtë dje, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë presidentit Zelensky, në Doëning Street dhe një hua prej 2.26 miliardë funtesh për ta ndihmuar të blinte më shumë armë.
Starmer nuk do që samiti të shihet si një qortim për Presidentin Trump.
Ai thotë se dëshiron që ajo të fokusohet në rritjen e shpenzimeve evropiane të mbrojtjes dhe gjetjen e garancive të sigurisë për Ukrainën. Por diskutimet do të shikojnë në mënyrë të pashmangshme mënyrat – nëse është e mundur – për të bërë Ukrainën dhe SHBA-në të bisedojnë përsëri.

