Rajon
Lidhën e rrahën rojën, më pas e grabitën/ Një shqiptar në pranga në…

–Policia greke arrestoi një nga dy autorët, lidhur me grabitjen e një punonjësi karburanti. Mediat fqinje raportojnë se dy grabitës e kërcënuan dhe e dhunuan 62-vjeçarin për t’i marrë të ardhurat në orët e mëngjesit të ditës së djeshme (7 shkurt 2025). Autorët nën kërcënimin e një kaçavide e rrahën dhe e lidhën, duke i marrë nga xhepi 930 euro
Raportohet se një nga dy autorët që grabitën punonjësin në zonën e Stavroupoli, në perëndim të Selanikut ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve të Policisë greke bëhet fjalë për një 31-vjeçar me origjinë shqiptare.
Gjithashtu, po vijojnë hetimet dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorit të tij 26-vjeçar, gjithashtu me kombësi shqiptare. Sipas burimeve policore, i arrestuari ka qenë edhe më herët me precedentë penalë për vepra të ndryshme si grabitje e drogë.

