Connect with us

Politike

Lidhja e Rama me Sinalo dhe Shërbimet Inteligjente të Rumani/ Skandali i madh që tërheq vëmendjen ndërkombëtare

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka komentuar skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë Rama.

Boçi është shprehur se Rama është i lidhur me grupet kriminale dhe kartelet e drogës si në rastin e përfshirjës së tij me përfaqësuesit e kartelit Sinaloa.

Jo vetëm lidhjet me Sinalo por flitet dhe për një lidhje me shërbimet inteligjente të Ramës dhe Ballës në Rumani. Lidhja me kartelet e drogës tani është zbuluar dhe e ka pranuar që ka takuar përfaqësues të organizatave në zyrën e tij duke i dhënë leje për hotele në vend. nuk ka mbetur çështja vetëm në pohimin e kryeministrit por duke pasur parasysh mediat e RAI 3, mediat rumune, gjermane, franceze dhe amerikane.

Ky kryeministër është një bashkëpunëtor i ngushtë me kartelat, ku pastron paratë e tyre nëpërmjet licencave për lojrat e fatit. Nuk është hera e parë që kryeministri kapet me skandale të tilla pasi ai këtë e ka bërë që kur ka ardhur në pushtet. Tani jemi në një kulm shpërthyes dhe zbulues sa i përket skandaleve”, tha Boci.

Advertisement