Pinknews
Lidhja me një burrë të martuar
Kejvina Kthella është një nga modelet më të komentuara në Shqipëri. Por sigurisht që fotot ‘hot’ që ajo poston herë pas herë nuk marrin vetëm komente pozitive.
Në një bisedë me Tean dhe Kiarën ajo tregoi disa prej këtyre rasteve.
Tea: Si mund të më gjykosh mua me bikini, kur vetë e ke profilin të tillë
Kejvina: Këta pa moral, bëjnë moral. Por mua më pëlqen edhe kur më shajnë.
Kujtojmë që Kejvina mes të tjerave, është thirrur edhe në polici, për t’u pyetur për lidhjen e saj me Redjan Rrajan.
Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.
Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq.
Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.
Ndërkohë ,dëshmia e vetë Kejvinës flet shumë për historinë e saj të fshehtë me një burrë të martuar.