Connect with us

Kosova

Lidhja Trump-Erdogan/ E ardhmja rezervon surpriza për të mirën e Kosovës

Analisti Enver Bytyçi tha se SHBA-të nuk kanë asnjë interes për të destabilizuar Kosovën ose për të ndryshuar kufijtë dhe sipas tij, një aspekt pozitiv për Kosovën është marrëdhënia shumë e mirë e Donald Trump me Erdoganin, dhe duke qenë se Turqia i jep Kosovës mbështetje maksimale, e ardhmja pritet të jetë shumë e mirë.

“SHBA-të nuk kanë asnjë interes që Kosova të destabilizohet apo të ndryshojë kufijtë, të japë territore ose të krijojë një asociacion i cili  defunksionalizon shtetin. Nga ana tjeter, te gjitha përpjekjet e Turqisë për të pasur një Kosovë të pavarur dhe me integritet të qartë territorial janë maksimale. Një marrëdhënie e ngushtë e Trump me Turqinë, gjë që nuk ka qenë e tille në kohën e presidentit joe Biden, çon në përfundimin se do të kemi të bëjmë me një kujdes të veçantë të Amerikës dhe Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar një Kosovë solide dhe të pavarur,”  – deklaroi Bytyçi duke theksuar se njerëzit kyç në administratën e re të Trump janë njohës shumë të mirë të Kosovës dhe ata do të kontribuojnë për mirë në këtë aspekt, ndërsa potencoi se ndoshta do të jetë vetë presidenti Donald Trump që do t’i japë zgjidhje problemit të Kosovës.

Advertisement