Connect with us

Pinknews

Lidhje familjare me Lori Hoxhën? Trondit Egla Ceno: Ja pse e fitova BBV, do them të vërtetën

Edhe pse kanë kaluar muaj nga fitorja e Egla Cenos,ka ende nga ata që nuk bien dakort me këtë çmim për aktoren.

Egla ka vendosur tu japë fund këtyre zërave duke thënë të vërtëtën që fshihet pas fitores së saj. Me anë të një postimi në InstaStory ish-banorja e BBV ka thënë se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.

“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”

Advertisement