Sport
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht
Liga e Kombeve vijon këtë të premte me ditën e dytë të ndeshjeve të pesta në grupe (shumica në orën 20:45). Për Ligën C Kosova ka një transfertë delikate në fushë dhe tribuna pasi përballet me Rumaninë në Bukuresht, atje ku dy vite më parë u përball me racizmin e ultrasve vendas. Rumunët janë në krye të Grupit C2 me 12 pikë, tre më shumë se Kosova që kërkon mrekullinë.
Në Ligën A Spanjës i duhet në pikë për të kaluar në çerekfinalet e marsit, teksa luan kundër Danimarkës në Kopenhagen. Në fushë edhe Portugalia që pret Poloninë. Skocia luan me Kroacinë, ndërsa në Zurich vendasit e Zvicrës presin Serbinë.
Zvicra me vetëm një pikë është në fundin e Grupit A4 dhe rrezikon që sezonin e ardhshëm të luajë një ligë më poshtë, andaj tri pikët janë jetike jo vetëm për “hakmmarrje” kundër Serbisë që i mposhti një muaj më parë 2-0