Connect with us

Aktualitet

Ligj për sigurinë e blerjeve online! Xhiro 400 milionë euro në vit, ministri i Ekonomisë: Jo më produkte të pasigurta, do të gjurmohet tregtia

Me mijëra pako që shpërndahen çdo ditë dhe një qarkullim vjetor që arrin deri në 400 milionë euro, tregtia online në Shqipëri është kthyer në një sektor gjithnjë e më të rëndësishëm ekonomik. Por rritja e shpejtë nuk ka ardhur pa sfida.Për rritjen e cilësisë ndaj produkteve që shiten online, izolimin e reklamimit të mallrave të pasigurta si dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut.Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, të ndryshuar, projektligji synon të forcojë kontrollet me qëllim përafrimin e legjislacionit me BE.Për Top Channel, zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, tregon sesi do të funksionojë nëse ky projektligj merr dritën jeshile në komisionet parlamentare.“Për shkak të mungesës së burimeve njerëzore në këtë drejtim, kontrolli ndaj produkteve online sipas zëvendësministrit ka qenë i vështirë. Shumë produkte të shitura online që vijnë nga jashtë territorit shqiptar nuk kanë një subjekt të identifikueshëm në Shqipëri, duke kufizuar ndjeshëm ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse në rastet kur produktet paraqesin rrezik për shëndetin e përdoruesve. Ndërsa masa do të merren duke filluar që nga gjurmueshmëria e produktit”, thotë ai.Përmes këtij projektligji, synohet të forcohet mbikëqyrja e produkteve të shitura në largësi, duke krijuar mekanizma ligjorë të qartë për identifikimin e përgjegjësisë, ndërhyrjen efektive dhe promovimin e një mjedisi të drejtë dhe të sigurt tregtar, në përputhje me standardet evropiane.

Advertisement