Politike
Ligji i luftës/ Rama: Duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Rama tha se është një absurditet dhe se ky ligj që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se dy vendet janë pjesë e NATO-s.
“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë”, shtoi kryeministri.