Politike
Ligji për dekoratat/ Rama: Mbreti Zog mblodhi sistemin
Rama: Dikur mendoja se disa gjëra janë të vetëkuptueshme, por me kalimin e kohës tregon se kemi hyrë në një epokë absurdi siç e tregon edhe ky parlament çdo të enjtë. Del dikush, thotë çfarë të dojë për ty dhe thotë ti nuk je gjykatës që të jap prova. Po e nis nga fakti që ky projekt, dekomunistizuesit duhet që ta kishin përqafuar me zellin më të madh, se është ndarje me komunizim, jo vetëm që nuk e përqafrojnë por e kundërshtojnë me zell. Kjo është e bazuar në fakte dhe në prova, jo në opinione. 40 vite e kusur, kishin heroin e punës socialiste, etj etj. Këto vazhduan por thjesht me disa ndryshime, një ligj kaloi nga mjeshtri i shquar nga mjeshtri i madh. Sot jemi i vetmi vend në Europë që kemi një dekoratë për urdhërin e flamurit kombëtar. Ke një grup kalorësish, por nuk ka kalë. Nuk ka një urdhër që ekziston. Më e bukura është që i kemi grabitur Nënë Terezës urdhërin e motrave. E kemi marrë dhe futur në ligj, urdhërin e Nënë Terezës. Po të shihni kush e ka marrë, do shihni se motra nuk janë por edhe titullin, vetëm motra nuk janë. Mbreti Zog mblodhi sistemin dhe modeli nga jashtë dhe ndërtoi një sistem të integruar që nuk janë 35 që janë vetëm 2. Mbreti Zog, heq titujt e fisnikërisë, i fut Shqipëria me sistemin e Republikës. Kemi tituj, por s’kemi fisnikë. Spektakli është i tillë që kur ishte 13 vjeç, shteti shqiptar ishte serioz në këtë fushë. Sot është si ai non grata që jen vërdallë dhe është që të qeshesh dhe të qash. Dëgjova se ishte bërë debat i madh për fjalën komandar, është fjalë që përdoret në të gjitha gjuhët. Komandanti nuk rri dot nën oficerin. Ky quhet humor kaps nga lagja jonë dhe përdoret vaj ulliri. Qasja francezë ka 2 urdhëra, siç monarkia e mori atë sistem, atë kanë Italia, Greqia, Franca, ngjituni lart dhe të njëjtën gjë do të gjeni. Ahmet Zogu edhe pse kishte mustaqe, nuk merrej me të Çelos dhe e mori si të gjithë të tjerët, për të shkuar tek burimi që është ose Franca, ose Mbretëria e Bashkuar. Ne kemi dekoruar Ismail Qemalin. Tani që të merremi vesh dhe të mos tundim kokën palidhje. Çfarë është një dekorim, urdhër dhe medalje. është një moment kur njerëzit dallohen nga të tjerët. Të gjallët, dallojnë njerëz mes të gjallëve. Nuk dekorohen të vdekurit. Prodhohen medalje dhe u jepen stërnipave dhe stërmbesave. Dekorimi pas vdekjes është tipik alla shqiptar i alla demokracisë, një hamletologji e paimagjinueshme. Një ushtar i rënë në luftë në kohën kur jetojmë së bashku, po patjetër, i jep Vojo Kushit një dekoratë dhe i duket vetja si Vojo. Ky ligj garanton që Shqipëria mos të jetë një vend kaq qesharak në këtë fushë. Jemi me shumë vite vonesë, por për të gjithë arsyet e mosarsyes, e kemi bërë këtë gjë.