Politike
Ligji për vreshtarinë/ Ironia e Korreshit
Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka ironizuar hartimin e projektligjin për vreshtarinë dhe verën.
‘Po thoni tu bëjmë ligjin, po u hapin parukeri, kur unë nuk kam flokë. E njëjta gjë për fermerin, po të bëj ligjin, por unë skam tokë ta blej.’- tha Korreshi.
Korreshi ka hedhur akuza edhe në lidhje me ndarjen e subvencioneve për fermerët. Sipas Korreshit, nafta po ndahet vetëm për anëtarët e PD-së. Më tej deputeti demokrat tha se në mënyrë që ligji të jetë eficent duhet të ndihmohen konkretisht fermerët.
‘Sot vjen një ligj i vonuar si çdo gjë në këtë vend. Të gjithë anëtarëve të Komisionit. Ngelemi gjithmonë në kuadrin e rregullave. Në bëjmë rregulla themi kemi këtë mbrojmë shohim por kur i kthehemi situatës konkrete çfarë bëhet me fermerët.
Fermeri ai që e prodhon sa i kushton çfarë ka ndryshuar në një vit në një vit e gjysëm. Çfarë kosto punëtoria ka. Çfarë bëhet në rastin kur ka rënë breshër. Që ligji të bëhet efecient duhet ti ndihmojmë. Po ndajnë naftën vetëm anëtarëve të PS-së. Naftën po e shesin pasi një pjesë e mirë e tyre e kanë dhëne me qira tokën.
Kjo po ndodh sot. Por çfarë bëhet me fermerin, sa ka vajtur kostoja e një fermeri. Rrushi ka ngelur në arë. Nuk mundën dot as ta vjelin rrushin. Marrin subvencione por e marrin rrushin nga jashtë se kanë më lirë. Tregtarët abuzojnë me fermerët.’- u shpreh Korreshi.