Connect with us

Politike

Lind e djathta pa Berishën/ Kthupi: Me të, ndarje parimore. Mërtiri: Fitore, vetëm pa Berishën

PD është parti pa ideologji. Ka vetem një ideologji që është Sali Berisha”, tha Rezart Kthupi.

Për ta konkurruar berishizimin të shtunën u zyrtarizua e “Djathtas”, që objektivin e saj këkron ta realizojë në terrenin e votave ta djathta. Por vetë Berisha është vijë e kuqe për ta, siç thekson Rezart Kthupi, pjesë e Grupit Iniciues.

“Me Berishën na ndajnë disa parime. Qëndrimi ndaj drejtësisë, marrëdhënia me ndërkombëtarët dhe mosbashkëpunim në dëm të interesave të qytetarëve me maxhorancën.”, theksoi Kthupi.

Por a mund të funksionojë një e djathtë pas Sali Berishën?

“Një e djathtë mund të funksionojë vetëm pa Berishën. E djathta ka qenë në regres të vashdueshëm që prej ‘92, për shkak të Berishës, që e ka copëtuar e fragmenatarizuar”, thekson Ergys Mërtiri.

“Është krijuar një nocion psikologjik mes së djathtës dhe Berishës. Berisha e nisi si komunist pastaj liberal…..Berisha në shumicen ka bërë, prona dhe dhe zbardhjen e krimeve të komunizmit.“, shprehet Kthupi.

Analisti Ergys Mërtiri shkon edhe më tutje, ndërsa bën parashikimin për betejën më të afrët elektorale.

“E djathta me Berishën nuk mund të fitoje dot kurrë. Rruga e vetme që e djathta të ringrihet është duke larguar Berishën, Berisha ka fuqi për ta penguar opozitën por jo për ta çuar drejt një fitorje”, tha analisti.

Një derë për të zhgënjyerit apo të pakënaqurit është e hapur.

“Çdo derë është e hpaur, ne nuk kemi ndërtuar një strukturë të mirëfilltë partiake,” tha Kthupi.

Për të qenë të ndryshëm nga PD-ja e Berishës, partia e re nuk identifikohet me një individë, ndërsa analisti Mërtiti sheh vetëm një mënyrë për të luftuar Berisha-Rama dhe Meta.

Të gjithë të tjerët që janë jashtë sistemit është e udhës të bashkohen se bashku për të prodhuar një alternativë të re kundër këtij sistemi”, shtoi analisti.

Advertisement