Connect with us

Bota

Lindja e Mesme-Lufta në prag/ Zbrazen selitë diplomatike në Teheran

Qeveria australiane ka njoftuar pezullimin e operacioneve të ambasadës së saj në Teheran, duke përmendur një “mjedis sigurie në përkeqësim”.

Që nga e premtja, 13 qershor, Izraeli ka kryer sulme ajrore gjithëpërfshirëse ndaj Iranit, duke i cilësuar si operacione “parandaluese” për të shmangur zhvillimin e mundshëm të armëve bërthamore nga ana e Iranit. Teherani, i cili për dekada ka mohuar se synon të ndërtojë armë bërthamore, është përgjigjur me një breshëri raketash dhe dronësh.

“Qeveria australiane ka udhëzuar të gjithë diplomatët australianë dhe anëtarët e familjeve të tyre të largohen (…) për shkak të përkeqësimit të mjedisit të sigurisë në Iran”, deklaroi Ministrja e Jashtme, Penny Wong.

“Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me vendet partnere. Në këtë fazë, aftësia jonë për të ofruar shërbime konsullore është jashtëzakonisht e kufizuar për shkak të situatës në terren. Hapësira ajrore mbetet e mbyllur”, u shpreh ajo.

Ambasadori i Australisë në Iran, Ian McConville, do të qëndrojë në rajon për të koordinuar reagimin e vendit, sipas Ministrisë së Jashtme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Canberra, mbi 1,500 qytetarë australianë dhe të afërm të tyre që ndodhen në Iran kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Republika Islamike.

Shpërthim në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael, Tel Avivi: Dënojmë fuqimisht sulmin

1750398136_standardcompressed4390751565581b0baf2d4o.jpgNjë shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e enjtes në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael në Herzliya, tha ministria e Jashtme norvegjeze, sipas raportimeve të mediave izraelite.

“Ne kemi qenë në kontakt me ambasadën. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se një granatë u hodh në rezidencë, duke shkaktuar dëme materiale. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dënoi sulmin ndërsa njoftoi se kishte komunikuar me ambasadorin norvegjez Per Egil Selvaag.

“Më parë fola me ambasadorin norvegjez në Izrael, Per Egil Selvaag, në oborrin e të cilit u hodh një granatë sonte në mbrëmje. E dënoj fuqimisht këtë krim të rëndë dhe të rrezikshëm”, tha ministri izraelit.

 

Advertisement