Sport
Lionel Messi ‘çmend’ amerikanët në Miami, shtrenjtohen biletat
Më 21 korrik, Lionel Messi të debutojë në MLS (Soccer Major League) me skuadrën e Inter Miami. Në atë datë, skuadra nga Florida do të debutojë në Kupën e Ligës (emri i ekipit rival ende nuk dihet).
Që pas lajmit të transferimit të “pleshtit” te skuadra e Inter Miami ka nisur gjuetia për të gjetur një biletë për atë datë. Dhe çmimet janë rritur ndjeshëm. Një biletë ekonomike pritet të shkojë deri në 550 dollarë, një shifër kjo më e lartë se 350 dollarë që kushton një biletë “normale” në finalet e NBA, Miami-Denver.
Ndërkohë që biletat në disa zona pritet të jenë edhe më të shtrenjta, duke kaluar edhe 800 dollarë. Lajmi i transferimit të Messi te skuadra e Inter Miami u publikua “live” në ekranet gjigante edhe gjatë ndeshjes së tretë finale play off në NBA mes Miami e Denver, duke krijuar mjaft ovacione në stadium.
Ka nisur edhe shitja e fanellave të reja me numrin 10, të cilin pritet ta mbajë Messi, që nis kështu një aventurë të re përtej oqeanit. Shumë nga yjet e NBA kanë përshëndetur këtë lajm, ndërkohë që basketbollisti Kyle Lowry, që luan pikërisht me Miami Heat, ka zbritur në fushë me fanellën nr.10 të Argjentinës.