Sport
Lionel Messi, ‘Mister 1000’…
Lionel Messi do të përballet sonte me ‘pengesën’ e tij të katërt (Australi) në rrugën për t’u bërë kampion bote për herë të parë në karrierën e tij, një karrierë që kulmon sonte me ndeshjen e tij të 1000-të si profesionist, duke përfshirë me Kombëtaren e Argjentinës (168 ndeshje), Barçën (778) dhe PSG (53). Gjithsej 999 takime në 19 vite karrierë profesionale.
Kundër Australisë, përveç kësaj, Leo Messi do të arrijë shifrën prej 23 ndeshjesh në Kupat e Botës, vetëm dy prapa rekordit historik të gjermanit Lothar Matthäus, i cili me 25 ndeshje është lojtari me më shumë ndeshje në Kupat e Botës në historinë e futbolli.
Në këto 999 ndeshje, Messi grumbullon shifrën e 787 golave, duke numëruar tre skuadrat e tij: Argjentinën, Barcelonën dhe PSG-në, me të cilat ai mund të vazhdojë të rrisë një shifër që është afër, të paktën, 850 golave. Leo vazhdon të shkruajë histori dhe i mungojnë edhe katër ndeshje që të mund ta bëjë më të plotë HISTORINË.