Sport
Lionel Messi shkruan histori, fiton ‘Topin e Artë’ për herë të 8-të
Lionel Messi fiton për herë të tetë trofeun e “Topit të Artë” në ceremoninë e 67-të të zhvilluar në Paris. Ylli argjentinas ka lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë). Ky çmim vjen pasi ai fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën. Aktualisht ai luan në Amerikë me Inter Miami. Lionel Messi fiton për herë të tetë trofeun e “Topit të Artë” në ceremoninë e 67-të të zhvilluar në Paris. Ylli argjentinas ka lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë). Ky çmim vjen pasi ai fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën. Aktualisht ai luan në Amerikë me Inter Miami.
Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo që mbetet në kuotën e pesë trofeve ndërsa sa i përket të ardhmes, bëhet gjithnjë e më e vështirë për dikë të kalojë rekordin e argjentinasit.
Disa çmime të tjera që u dhanë sot
– Nis mbrëmja gala, nën prezantimin e Didier Drogba dhe Sandi Heriber.
– Didier Drogba fton në skenë disa nga yjet e ftuar dhe që janë të pranishëm në këtë mbrëmje, mes të cilëve Mesi, Haland e Mbape.
– Xhud Bellingam fiton trofeun “Kopa” që i jepet lojtarit të ri më të mirë të vitit.
– Bëhet e ditur se Osimhen, Bernardo Silva dhe Modriç janë lojtarët e pozicionuar përkatësisht në vendet 8, 9 dhe 10 në renditjen e përgjithshme për “Topin e Artë”.
– Vinicius Xhunior është fituesi i çmimit “Sokrates” për punën e tij me fondacionin që ka në Brazil për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
– Trofeu i klubit të futbollit më të mirë për femra i shkon Barcelonës, fituese e Ligës së Kampioneve në fuqi.
– Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez, të cilit ia dorëzoi trofeun babai i tij, Alberto.
– Mançester Siti shpallet fituesi i trofeut për klubin më të mirë të futbollit për meshkuj.
– Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.
– Meri Irps, Olga Karmona dhe Aleksandra Pop janë përkatësisht në vendin e 5-të, 6-të dhe 7-të në renditjen për “Topin e Artë” të femrave.
-Zbulohet se Rodri, Vinicius dhe Julian Alvarez janë përkatësisht në vendet 5, 6 dhe 7 në garën për “Topin e Artë”
– Fituesja e ”Topit të Artë” për femra shpallet mesfushorja e Barcelonës dhe Spanjës, Aitana Bonmati.
-Çmimi “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë, i shkon Erling Haland, si sulmuesi që ka shënuar më shumë gola, 56 të tillë, gjatë këtij viti.
-Fituesi i trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit u shpall Emiliano Martinez, të cilit ia dorëzoi trofeun babai i tij, Alberto.