Aktualitet
Lirohet Jamarmbër Malltezi…Apeli shpall vendimin edhe për Berishën
Ka zgjatur një muaj ‘arresti me burg’ për ish dhëndrin e Sali Berishës. Gjyqtarja e Apelit të Gjykatës kundër Korrupsionit, Ilirjana Olldashi vendosi sot të rrëzojë vendimin e GJKKO-së duke ndryshuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Ndërsa ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën, detyrim me paraqitje të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë Vendimi i Apelit u komunikua për gazetarët nga avokati i Berishës Genc Gjokutaj
“Gjykata shpalli vendimin, duke miratuar Berishën, ndryshon pjesën për Maltezin, duke caktuar masën e sigurimit arrest shtëpie. Kjo çështje mbetet politike. Është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Ky është kallëzimi dhe regjistrimi i procedimit brenda një dite. E pamundur që për çështje te tilla, brenda një dite kalendarike pune të regjistrohet kallëzimi dhe procedim” u tha gazetarëve Gjokutaj.
Avokati Gjokutaj tha se nuk do të lihet me kaq duke bërë të qartë se do të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë. ‘Ne do vijojmë betejën. Është një betejë e gjatë” tha Gjokutaj për gazetarët. Masat ndaj tyre u vendosën në 20 tetor ndërkohë që ishte zbatuar vetëm ajo për Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, pasi Sali Berisha refuzon.
Lajmi ne perditesim…
Apeli I GJKKO-së ndryshon masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, ja vendimi i plotë
Ka zgjatur një muaj ‘arresti me burg’ për ish dhëndrin e Sali Berishës. Gjyqtarja e Apelit të Gjykatës kundër Korrupsionit, Ilirjana Olldashi vendosi sot të rrëzojë vendimin e GJKKO-së duke ndryshuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Ja vendimi i plote
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 21.11.2023, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117, datë 26.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit S.B.
– Ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 116, datë 23.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit J.M., si më poshtë:
– Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit J.M., duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.
– Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit it ë hetuarit J.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.
– Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, policia gjyqësore pranë saj, si dhe policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin e zbatimit të urdhrave të dhëna të hetuarit nga kjo gjykatë.
Apeli i GJKKO la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj: Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat tha se vendimin e GJKKO ndaj Berishës për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’ do ta çojë edhe në Gjykatë e Lartë.
“Berisha nuk ka rrezik që të ikë. 2 herë në javë është në parlament ndërsa prokuroria e kërkon 1 në 2 javë. Ajo masë rrjedh nga një arsyetim anti-kushtetues. Të enjten kemi seancën e rradhës për humbjen e fuqisë. Do shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore, do jetë një betejë e gjatë. Do të shkojmë në gjykatën e Lartë”- u shpreh Gjokutaj mes të tjerash.