Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Lirohet Radojiçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia

Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka shqiptuar masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“.

Sipas këtij vendimi, Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“, raporton Express.

Ai gjithashtu është i obliguar të paraqitet në stacion polcior në datat 1 dhe 15.

Gjithashtu, i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtja se mund të ndalohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.

 

Advertisement