Connect with us

Politike

Lista e rimbursimit si në Itali/ Berisha u jep premtimin shqiptarëve për shëndetësisë

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Çfarë do bëjmë ne? Ne do fillojmë t’u kthejmë paratë qytetarëve. Duke parë këtë gjendje katastrofale, një vit e gjysmë më parë ne dërguam në parlament ligjin e minimumit jetik. Minimumi jetik është që çdo shqiptar do ketë në ditë 6.3 euro apo 200 euro. Por sot, 57 përqind e pensionistëve, më së paku, të cilët nuk kanë pensione të plota, sot të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, të gjithë studentët, të gjithë jetimët, marrin nën minimumin jetik. Atëherë ne dërguam një ligj në parlament. E refuzoi në mënyrë kategorike dhe pasi nuk e votoi, deklaroi se kjo do na çonte në katastrofë.
Mashtrim i jashtëzakonshëm. Tani do shtroni një pyetje, po pse nuk shkuam në katastrofë kur dyfishuam rrogat e mësuesve,  mjekëve, infermierëve? Kur dyfishuam pensionet e ulëta.

Pse nuk shkuam? Çfarë katastrofe, ky është një mashtrim i turpshëm. Po pse nuk shkon në katastrofë Albin Kurti, që para 3 muajsh me një buxhet sa gjysma e këtij që kemi ne, me pensionistë gjysma e këtyre që kemi ne, mori 100 milionë euro, i çoi në fondin e pensioneve dhe tha se pensionet do rriten 20 përqind. Çfarë katastrofe pësoi ai? Të dashur qytetarë, këta janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Që njerëzit u duken miza. Këta kanë gjetur ngushëllim me shprehjen që nuk vdes kush për bukën në Shqipëri. Po a mund të thotë një shtetar që puna qenka që një qytetar të vdesë apo jo për bukë? Pra, e kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen. Po sa janë këta? Këta janë 760 mijë pensionistë, janë mijëra e mijëra të tjerë me ndihmë ekonomike ose nuk kanë farë ndihmë ekonomike.

Çfarë do bëjmë ne? 90 ditët e para do vendosim minimumin jetik 200 euro. Rrogat e ulëta. Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. E ka çdo vend dhe u garantoj se pas rrogës minimale, do kalohet në ditën me pagën minimale. E ka çdo vend dhe ne në këtë rrugë do ecim. A mjaftojnë këto? Jo, u them unë. Çfarë do bëjmë tjetër ne. Ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Do kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit. Është pra sa tre pensione të sotme. Nafta, që pasqyrohet në çdo çmim, do zbresë në çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni, 40 përqind më lirë. Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë për familjarët. Tarifat e ujit do përgjysmohen.

Pra, do ketë një frymëmarrje më të madhe ekonomike për njerëzit. Do thoni ju, po ilaçet? Do ketë një përgjigje shumë të mirë. Ne do marrim listën e Italisë sepse janë mijëra e mijëra shqiptarë që u kërkojnë fëmijëve të tyre, njerëzve të tyre për t’u çuar ilaçet për mjekim. Jo, listën që ka Italia për rimbursim do e ketë edhe Shqipëria. Po, nuk them se do kemi kuzhinën italiane, nuk them se do kemi mirëqenien italiane, po do barazohemi 100 përqind në listën e ilaçeve sepse jetë kemi ne, jetë kanë edhe ata. Prandaj dyllosen Toma me Vilma Nushin dhe në Shqipëri që nuk shitet asnjë ilaç që nuk tregtohet në dy vende të BE. Pra, në këtë mënyrë ne bëhemi më të drejtë.

Shoqëria bëhet me moral. Ne tregojmë solidaritetin tonë. Nuk ka të varfër për dembelizëm. Të varfrit i krijon regjimi dhe duhet detyrimisht qeveria të bëjë gjithçka për t’i nxjerrë nga varfëria. Dhe ky sistem që vendosim ne është një hap shumë i mirë përpara. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Rroga e mësuesit do jetë 1500 euro. Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do dyfishohen. A e dini ju se në ç’gjendje katastrofe është sistemi ynë shëndetësor. Isha në Dibër sot. Dhe në Dibër kam qenë në pranverë të vitit 1986, kam shkuar atje dhe kam ngritur një reanimacion me 5 shtretër. Unë u them ju, sot spitali i Dibrës, sot sistemi shëndetësor i Dibrës është shumë më poshtë se ç’ishte në vitin 1986 në të gjitha aspektet. Një rrokullisje, mungesa totale, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve dhe nuk pyet kush fare për këtë.

Spitalet pa ilaçe, pa aparatura. Çfarë nxori javën e fundit INSTAT? INSTAT tregoi se shqiptarët janë njerëzit që paguajnë më shumë nga xhepi i tyre në Europë, ndoshta edhe në botë, për kujdesin shëndetësor. A mund të imagjinoni ju se shpenzohet nga shqiptarët në vit 820 milionë euro në vit para xhepi për kujdesin shëndetësor. I bie 410 euro për person. Kjo sepse paratë tuaja vidhen. Ju jepni paratë dhe Edi Rama i merr paratë me këtë Korbën e Korrupsionit. I dha PPP për sterilizimin. E rriti çmimin e sterilizimit 84 herë. Kjo është e vërteta absolute. Kjo solli që çdo muaj të paktën 1 mijë shqiptarë nuk operohen dot se spitalet nuk blejnë dot setet e sterilizuara. Dha laboratoret. Çfarë solli kjo? Shqiptarët mund të bëjnë analiza vetëm 20 ditë. 10 ditët e fundit asnjë analizë. Pra a ka një rrokullisje më të madhe se kjo, a ka një vjedhje më të madhe se kjo?

A u kujtohet ju ky kryeministër që është në shumë aspekte më i pakët nuk mund të bëhet burri në dije se ai, që kishte gjetur një gërshërë të thyer dhe një pincë dhe vraponte nëpër studio ‘ja me se operoheshin’. Kush mo operohej me ato? Apo doje të vidhje ti, të rrisje koston 84 herë. Pra, shkatërruan shëndetësinë. Vdekshmëria nga sëmundjet e rënda është 2-3 herë më e lartë në Europë se i lënë të sëmurët pa ilaçe. Dhe se thotë se në Onkologjik janë kryer krime kundër njerëzimit. Dhe janë kryer, ua them unë. Janë krime të mirëfillta kundër njerëzimit sepse janë lënë të sëmurët pa ilaçe. Çfarë ndodh? Në vend se si kryeministër të urdhërojë ndryshimin e menjëhershëm, të dërgojë fondin e duhur, tre muaj mbrapa, mjekët thonë nuk ka mjekim. Kur shkon pas vjedhjes, humbet çdo moral dhe njerëzit të duken miza, të duken armiq, të duken të pavlerë.

Advertisement