Connect with us

Rajon

Lista Serbe takohet me Vuçiç/ Dalin me dy kërkesa

Përfaqësuesit Listës Serbe janë takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi kreu i kësaj partie, Goran Rakiç, me ç’rast ky i fundit njoftoi se kanë shtruar “dy kërkesat e kahershme” të tyre: tërheqjen e njësive speciale nga veriu I Kosovës si dhe formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Presidentit të Serbisë i kërkuam të ndalojë persekutimin e popullit serb nga njësitet speciale të dërguara nga autoritetet e Prishtinës dhe i riktheksuam kërkesat tona që ia kemi prezantuar Lajçakut dhe Escobar-it që Asociacioni i Komunave (të banuara me shumicë) Serbe të formohet sa më parë të jetë e mundur dhe që statuti të miratohet nga Prishtina” – ka theksuar Rakiç, i cituar nga mediat serbe.

Ai pretendoi se “serbët janë në një situatë të vështirë” duke folur gjerësisht për kundërshtitë rreth pranisë së njësiteve speciale policore të Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Advertisement