Sport
Livakoviç gati të nis aventurën e re tek ekipi turk
Portieri Dominik Livakoviç është gati t’i jap lamtumirën pas 8 vitesh Dinamos së Zagrebit. Gardiani kroat është gati të nis një aventurë të re në Turqi.28-vjeçari pritet në Stamboll, ku në orët e ardhshme do të zyrtarizohet si lojtari i ri i Fenerbahçes.Sipas mediave turke, janë planifikuar vizitat mjekësore si dhe një kontratë 4 vjeçare.
Ai ishte prej kohësh në radarët e Lacios, Fiorentinës dhe Vijarealit, por zgjodhi si destinacion të ri Turqinë.Rikujtojmë që Livakoviç bëri një Botëror të shkëlqyer me Kroacinë ku arritën të renditeshin në vendin e 3-të.