Connect with us

Sport

Liverpooli i falet dy golave dhe ndjek kryesuesit e Premier League

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të mërkurë disa nga ndeshjet e javës së 15-të. Për t’u evidentuar fitorja 0-2 e Liverpoolit në transfertë, çka bën që të kuqtë të jenë në ndjekje të kryesuesve të Arsenalit. Tri pikë edhe për Brighton, Bournemouth dhe Fulham.

Në “Bramall Lane”, Sheffiled United u mund 0-2 nga Liverpooli. Djemtë e Klopp u duke se hasën vështirësi në fillim, teksa gjetën rrugën e rrjetës me golin e van Dijk në minutën e 37-të. Një krosim i Arnold nga e djathta e sulmit bëri që kapiteni të shënonte për Liverpoolin. Edhe pse me trajner të ri, Sheffieldi i Uilder u tregua “kockë e fortë” dhe mbrojti humbjen minimale deri në minutën e 90+4, kur Szoboszlai shënoi golin e dytë. Me 34 pikë Liverpooli mban vendin e dytë, dy pikë më pak se Arsenali kryesues.

Premier League, java 15-të:

E mërkurë 20:30

Brighton 2-1 Brentford (Gross 31′, Hinsheluood 52′ / Mbeumo 27′)

Crystal Palace 0-2 Bournemouth (Senesi 25′, Moore 90+1′)

Fulham 5-0 Nottingham (Iuobi 30′, 74′, Jimenez 34′, 54′, Cairney 86′)

Sheffield 0-2 Liverpool (van Dijk 37′, Szoboszlai 90+4′)

Renditja:

VIDEO/ Dy gola në udhëtim, Liverpool fiton kundër Sheffield

Advertisement