Kosova
LLOGARITARET E PERENDIMIT/ Kush po e turbullon ujin e Serbisë, Kurti apo protestat
Profesor Enver Bytyçi tha se dialogun Kosove-Serbi e shkatërruan diplomatët e ngarkuar për ta përmbyllur atë dhe sipas tij, ata gjithmonë qenë në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Edhe kur Vucic refuzonte të firmoste ose të bindej për normalizimin e marredhenieve me Kosoven, ata kritikonin Albin Kurtin. I kishin premtuar kreut të shtetit serb se Kosova do të ishte nën goditje dhe se do ta fajësonin me akuzën se po i turbullon ujin Serbisë. Dhe kështu, për hatër të Vuçic e me shpresën se ai do të lëshonte pe e do të orientohej krah Perendimit, ata vunë masa shtrënguese kundër Kosovës. Serbia nënshkruante marrëveshje e pakte me Rusinë agresore në Ukrainë, kurse Kosova bëhej me faj. Serbia merrte gaz me çmime lehtësuese prej Moskës, Kosovës i kërkohej llogari. Serbia organizoi akte terroriste si Banjskë dhe Iber Lepenc, Kosova u ndëshkua dhe u kritikua” – ka shkruar Bytyթi, I cili gjithashtu përmendi edhe aksionet në veri, përmes të cilave, sipas tij u vendos sovranitetit. Në këtë pikë, ai konsideroi se Kosova dhe udhëheqësit e saj nuk e kishin mbështetjen e mjaftueshmë të ndërkombëtarëve.
Bytyçi gjithashtu potencoi edhe një fakt tjetër, e që lidhet me ndikimin e Ruisë dhe Putinit në çështjen Kosovë-Serbi. Madje, ai tha se shteti rus e urdhëroi Beogradin të mos përmbyllte konfliktin me Kosovën, për arsyet e e veta…
Sipas tij, nuk është hera e parë që BE dhe SHBA gabojnë në vlerësimet e tyre për aktorët e faktorët që destabilizojnë Ballkanin.
“Ata ende nuk duan të kuptojnë se Serbia është bërthama e konfliktit, shkaku i të gjitha grindjeve në Ballkan. Persa kohë të mos e kuptojnë ose të mos duan ta kuptojnë, aq kohë rajoni ynë do të mbetet fuçi baruti. Ballkani nuk është fuqi baruti për shkak të asnjë kombi e populli tjetër në rajon, përveçse të Serbisë dhe serbëve”, theksoi profesor Enver Bytyçi