Connect with us

Politike

‘Llumi që s’duhen parë e jo më votuar’

Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha.

Edi Rama: Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!

ne perditesim…

Berisha i përgjigjet Ramës: T’i je autor i largimit të shqiptarëve përmes La Mansh, këshilltari i vet po e përdor për politikë të brendshme në Britani

Një deklaratë e Sali Berishës e pasqyruar në median britanike Daily Mail mbi emigrimin e shqiptarëve në Britani ka sjellë replika në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri iu përgjigj sot kreut të qeverisë, pasi ky i fundit e quajti shërbëtor i së keqes që lëshon deklarata kundër Shqipërisë.

Për Berishën, shkaktari kryesor i emigrimit të shqiptarëve është Edi Rama dhe korrupsioni i qeverisë së tij që i nxit të rinjtë shqiptarë të ikim me gomone drejt Britanisë

“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit. Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës. Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje. Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim., tha Berisha.

Advertisement