Politike
Lobim 6 milionë dollarësh, SPAK nis verifikimet për kontratën e PD në SHBA

Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA është futur në verifikim nga SPAK. A2 CNN mësoi se shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i të ardhurave të financuesve, do të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Lëvizja e SPAK erdhi pas publikimit në media të kësaj kontrate, e cila sipas PD-së, është e sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York nëpërmjet organizatës “Make Albania Great Again”.

