Connect with us

Kosova

LOBISTET E VARFER TE KOSOVES/ Paguajnë vetëm për rezervimet e dhomave të hoteleve

Analisti nga Kosova Albert Krasniqi ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gervala, qe sipas tij,  nuk ka pasur asnjë takim të rëndësishëm gjatë vizitës së saj në Uashington, duke thënë se e vetmja gjë që mund të bëjnë lobistët e Kosovës me pagesë në SHBA është të “rezervojnë dhomën e hotelit”.

“Kur punëson miq për lobim në SHBA, të cilët harxhojne pjesën më të madhe të shpenzimeve për dreka dhe darka në Kosovë, pritet që të mos takosh askënd në Uashington. E gjithë kjo që mund të bëjnë këta ‘lobistë’ është të rezervojnë ndonjë dhomë hoteli. Për katër vite Kosova nuk ka pasur politikë të jashtme”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook

Sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë vetëm në periudhën korrik 2023 deri në janar 2024, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora e Kosovës i ka paguar dy kompanive rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Përveç shumës së paguar me kontratën e lobimit, kompanitë në pronësi të Afërdita Rakip dhe Avni Mustafaj raportuan edhe shpenzime shtesë.

Shumica e takimeve u zhvilluan në restorante të ndryshme në Prishtinë, edhe pse në kontratën e lobimit thuhej se ato do të ofronin këshilla strategjike dhe përfaqësim për Departamentin e Shtetit “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Advertisement