Connect with us

Lifestyle

Lodhja kronike në stinën e verës, mjekja jep këshillat: Orari i punës duhet programuar

Mjekja Aurora Dolenberg ka dhënë këshillat e duhura për lodhjen kronike në këto ditë të nxehta vere. Në një lidhje me Skype nga Gjermania për një emision televiziv, ajo ka treguar si shkaktohet kjo lodhje kronike. Mjekja ka theksuar se të gjitha ushqimet jo të shëndetshme që ne hamë depozitohen në fund të ditës dhe organet mund të mos jenë të aftë të qarkullojnë gjak, si pasojë vuajmë nga lodhja kronike.

“Lodhja kronike ndodh sidomos në stinën e verës, sepse niveli i oksigjenit bie. Prandaj duhet programuar orari i punës, sidomos në vendet si Shqipëria, ku temperaturat janë të larta.
Detoksifikimi, aftësia që ka trupi përmes mëlçisë apo veshkave janë vendimtare, pasi trupi kërkon shumë kohë për të tretur sheqernat, krahasur me ushqimet bio. Qoftë dhe ato pijet si CocaCola apo Fanta, nuk janë natyrale për trupin. Të gjithë këto depozitohen në fund të ditës dhe te muskujt, si pasojë organet mund të mos jenë të aftë të qarkullojnë shumë gjak dhe kjo shkakton lodhje kronike”, tha ndër të tjera Aurora.

Advertisement