Kosova
Loja e Vuçiç në Kosovë dhe zhgënjimi personal/ Flet analisti serb
Analisti serb, Dushan Janjiç, duke folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Prishtines dhe Beogradit, tha se Serbia do ta njohë Kosovën, por shtoi se Beogradi nuk po pranon ende që luften e ka humbur.
Ai tha se ky qëndrim vjen për shkak të karakterit etno-nacionalist të presidentit Vuçiç, i cili ka qenë dhe ministër i Informacionit në kohën e Millosheviçit.
Janjic u shpreh se zhgënjimi i presidentit Vuçiç për humbjen e luftës në vitin 1999 është një qëndrim personal dhe nuk duhet ta përfshijë atë në politika shtetërore.
“Problemi është se presidenti serb është krejtësisht në kundërshtim me realitetin. Realiteti ka nisur para Vuçiçit. Realiteti filloi të ndërtohet nga Millosheviçi dhe lëvizjet etno-nacionaliste, duke përfshirë, para së gjithash, shtypjen e policisë ushtarake ndaj shqiptarëve. Kështu filloi kriza jugosllave e viteve ’80. Në Kosovë, në luftë, nuk ishte e përfshirë vetëm guerrilja, por edhe njerëzit e thjeshtë, si dhe NATO-ja. Serbia me kohë do ta njohë Kosoven, por nuk po njeh realitetin që humbi luftën. Ky është problemi. Vuçiçi është pjesa e atij brezi që etno-nacionalist, realisht aktiv në periudhën kohore të Millosheviçit. Ka qenë ministër i Informacionit. Mund ta kuptoja zhgënjimin e tij personal, zhgënjimin etno-nacionalist, por çështja personale është personale. Nëse nuk je në gjendje ta kapërcesh dhe gjithashtu nuk mund të jesh partneri në procesin e normalizimit. Por në realitet, mendoj se me deklaratat e tij te here pas hershme, Vucic në thelb shkon në drejtim për të fajësuar Partitë Demokratike Serbe, për të fajësuar popullin serb. Kjo është krejt çmenduri. Ai ka qene dhe është pjese e marrëveshjeve me Kosoven. Pse tani s’ka guxim të thote: në rregull, okupimi i NATO-s, një ditë do ta çlirojmë Kosovën. Po hyjmë në një lloj labirinti, vërtet tepër të ndërlikuar dhe jofunksional” – deklaroi Janjiç