Kosova
Lojë shahu, Borrell – Kurti
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për të dialoguar në Bruksel dhe se është në pritje të ftesës nga Bashkimi Europian.
Ai tha se pret që atje të bisedohet për marrëveshje, duke thënë se tani negociatat në Bruksel po zhvillohen me strukturë të qartë.
“Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë, takimi zhvillohet në Bruksel, me ftesën e Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndihmohet nga emisari i tij, Miroslav Lajçak, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë – ‘çështjet aktuale’. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe që së shpejti Borrell të na ftojë, por kur do ta bëjë ai këtë, natyrisht varet prej vlerësimeve të tij. Nga ana ime, unë kam shprehur gatishmërinë, vullnetin, interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ”, tha Kurti për DW.
Kryeministri Kurti edhe foli edhe s’foli. Ai nuk tha se cila do të jetë axhenda e takimit të ardhshëm mes tij dhe presidentin serb dhe çfarë kishte parasysh me ‘kreativitet’, një fjalë e përdorur shumë edhe nga kolosët ndërkombëtarë të shahut.