Connect with us

Politike

Lojërat Olimpike Mesdhetare/ Rama: Do mbështesim edhe Kosovën në 2030

“Për gjeneratat tona të reja, fëmijët tanë, të cilët marrin pjesë në lëvizjet olimpike. Janë më shumë se 10 mijë fëmijë të organizuar në shkolla, sporte të ndryshëm, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave do të rritet për të siguruar që hap pas hapi çdo fëmijë të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse disiplinat e ndryshme sportive që marrin pjesë mund të jenë si individ apo ekipe, sepse sporti profesional i është një gjë, dhe sporti për të gjithë është një gjë tjetër. Dhe ky duhet mbështetur më shumë, veçanërisht në këtë kohë. Për shembull, siç flitet për rrezikun nga internet dhe çfarëdo gjëje që ne mund të bëjmë për ti angazhuar jashtë ekraneve të smartphoneve, është një gjë me shumë përfitim për shoqërinë.

Sporti vërtetë është ai i cili mund të shpëtojë ne dhe fëmijët tanë. Është më e lehët që të jesh Cristiano Ronaldon në një hapësirë virtuale dhe të mundësh Manchester City, por në jetën reale është shumë e vështirë. Përfshin zgjimin shume herët në mëngjes, stërvitje, dhe kjo ka të bëjë me atë që nuk është aq i lehtë angazhimi në sport, siç mund të duket dhe prandaj do ti vëmë gjithnjë e më shumë përpjekje e para në këto aktivitete. Unë doja t’ju falenderoja edhe për një çështje tjetër. Ne jemi të angazhuar që të mbështesim Kosovën për kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare 2030. Në lojërat e para olimpike mesdhetare, që do të ndodhin nëpër vende, Shqipëri, Prishtinë dhe Durrës, do të jemi shumë krenar. Ju merrni vendime si njerëz të sportit, po të ishit njerëz të politikës nuk do ishte kaq e lehtë. Sado të zënë të jemi, mund t’i bëni një telefonatë Fidelit dhe ai do kujdeset që t’ju gjejë një vend për pushimet tuaja,” tha Rama.

Advertisement