Connect with us

Kosova

Londra ‘kalon’ mbi urë/ Deklarohen ‘Miqtë Laburistë të Kosovës’

Grupi “Miqtë e Kosovës” në përbërje të dhjetëra parlamentarëve laburistë në Britaninë e Madhe, nëpërmjet një komunikate të lëshuar në platformën “X” , ka mirëpritur inciativën e autoriteteve për hapjen e urës mbi lumin Ibër, por ka shtuar se vendimi duhet të merret në harmoni të plotë me përfaqësuesit e pakicës serbe dhe aleatët e Kosovës.

“Iniciativat që bashkojnë komunitetet, sikurse hapja e urës në Mitrovicë për automjete, janë të mirëseardhura – por ato duhet të zbatohen me kujdes që të mos kenë efekt të kundërt. Ne i nxisim të gjitha palët që të përcaktojnë një plan zbatimi dhe një afat kohor efektiv për hapjen e plotë të urës në mënyrë që të maksimizohen përfitimet ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ne e refuzojmë nocionin se duhet të konsultohen fqinjët për hapjen e plotë të një ure në territorin sovran të Kosovës – pasi ky është një vendim i Qeverisë së Kosovës që duhet të merret në harmoni të plotë me përfaqësuesit e pakicës dhe nën mbikëqyrjen e aleatëve të Kosovës, duke përfshirë Britaninë e Madhe, të cilët janë garantues të sigurisë së vendit” – thuhet në deklaratën mbështetëse nga Britania e Madhe.

Qeveria e Kosovës ka insistuar qe ura mbi Ibër, e cila aktualisht ndan qytetatin e Mitrovicës në vija etnike, duhet të hapet plotësisht. Aktualisht, ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për automjete. Megjithatë, vendet e QUINT-it në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë deklaruar se – tani për tani – nuk është koha e duhur për hapjen e urës.

Advertisement