Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Lorenc Vangjeli: Berisha e dinte, përdori kaosin në parlament për…

Analisti Lorenc Vangjeli ka hequr një paralele të shpalljes së Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA dhe me reagimin që pati për vendimin e GJKKO e cila i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani. Sipas tij atëherë që ishte një vendim politik Berisha e ankimoi, kurse tani që çështja është ligjore ka vendosur që ta sulmojë me mjete politike. “Shikoni kontrastin me atë që ndodhi me procesin e non gratës me atë që ndodhi tani. Ishte një vendim politik i DASH të cilin Berisha tentoi ta ankimojë në gjykatë me mjete ligjore. Ndërkohë që sot ka një akt gjyqësor ndaj tij të cilin po mundohet ta sulmojë me mjete politike”, u shpreh ai në emisionin “Kontrast” në Report Tv. Kaosi që opozita shkaktoi të enjten e kaluar në Kuvend sipas Vangjelit ishte i qëllimshëm nga Berisha për t’iu përgjigjur kësaj situate të tij të re juridike. “Nëse shumëkush madje dhe socialistët u gjendën të befasuar nga ajo që ndodhi  enjten e kaluar në parlament, ishte pikërisht sepse Berisha e dinte, shqisat e tij janë më të mprehta se të shumëkujt në politikë e dinte çfarë do të sillte… Ai tentoi të radikalizojë situatën politike. Zëra që duhet sikur dilnin jashtë vullnetit të tij për një radikalizim deri në grevë urie ishin mjetet  e tij për t’ju përgjigjur kësaj situate të re në statusin e tij juridik në mënyrë totalisht paradoksale. Bashkë me PD në këtë betejë ai është më i dobët. Nëse ai del vetëm me dinjitetin e politikanit dhe ndeshet për vetveten, i vetëm është më i fuqishëm sesa me PD. Krejt ndryshe nga sa mendon ai. Por të ndeshet me mjete juridike. Nëse luan sipas parimit unë sot jam nën akuzë por mëkatar është Rama atëherë kjo duhet të ndahen në dy pjesë. Mos tento ti bësh bashkë”, tha Vangjeli.

Advertisement