Connect with us

Aktualitet

Lorenc Vangjeli: Deklarata e Altin Dumanit në Shkodër trembi shumë njerëz

Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi gjetjet e Barometrit në  Euronews Albania lidhur me besueshmërinë e qytetarëve të institucionet ku rezultoi se qytetarët vazhdojnë të kenë besim të shtuar te SPAK.

Sipas tij, deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër pak kohë më parë, se do thyejnë tabunë e pandëshkueshmërisë, ka trembur shumë njerëz se herët a vonë do trokasin në dyert e prokurorisë së posaçme.

“Kur Dumani tha në Shkodër që pas 5 vjetësh duhet të thyejmë tabunë e pandëshkueshmërisë, sot kjo tabu është thyer. Sot ne kuptojmë që të gjithë janë  të prekur dhe është kryer gjysma e punës.

Edhe ata që e i kanë bërë dhe e dinë që e kanë bërë, edhe ata që e kanë bërë dhe s’e di askush çfarë kanë bërë kanë njëlloj frikë, se mendojnë që herët a vonë, më mirë do ishte herët se sa vonë, e dinë që do trokasin  atje”, tha Vangjeli.

Advertisement