Aktualitet
Lorenc Vangjeli, ironi me opozitën: Rama me viagrën e pushtetit në xhep

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita edhe e bashkuar nuk e mund dot Edi Ramën në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në 2025.
Analisti tha se Berisha dhe Basha e kanë thuajse të pamundur që ta konkurojnë.
“E rëndësishme është se veç e veç janë dukshëm poshtë kundërshtarëve të tyre socialistë dhe bashkë është pothuajse e pamundur që të konkurrojnë. Palët nëse do ti quanim tre të tilla, njëra është e qartë në gjithçka ku do të shkojë dhe çfarë do të realizojë, pala tjetër vazhdon akoma diskuton çështje emrash.
Kjo është si të thuash ai tjetri Rama mban gojë viagrën e pushtetit, të gjithë epërsinë që i jep pushteti i gjatë, qoftë edhe lidhjet e ndryshme, qoftë edhe paratë, qoftë edhe makineria gjithmonë dhe më e sofistikuar elektorale që ka Partia Socialiste, ndërkohë që palët e tjera tentojnë të lexojnë në wikipedia se çfarë është seksi.
Duke u ndalur tek kaosi i opozitës në Kuvend, Vangjeli tha se të dyja palët po vazhdojnë të mbeten pengje të emrave dhe të arratisen nga parime.
Nëse e zhvesh të gjithë këtë betejë që bëhet në frontin opozitar kuptojmë këtë të vërtetë të trishtueshme. Deri në atë moment do të vazhdojnë të sillen si mullinj me erë, i cili i çon ujë në mullirin e Ramës”- tha Vangjeli.

