Connect with us

Aktualitet

Lorenc Vangjeli për pezullimin e fondeve të SHBA: Cili është i humburi i madh

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se i humburi i madh nga pezullimi i fondeve të SHBA-ve për institucionet dhe organizatat shqiptare, është shoqëria civile.
Ai tha se një pjese të këtyre organizatave të shoqërisë civile, aktiviteti liberal i të cilave bie ndesh me politikat e Trump, do u bllokohen përfundimisht fondet.
Ai shtoi gjithashtu se drejtësia dhe siguria janë dy sektorët kyç në Shqipëri që kanë nevojë për fondet dhe garancinë e SHBA-ve.

“Drejtësia dhe Siguria, këto janë dy kyçet në të cilat ne kemi nevojë të dëshpëruar jo thjesht për para, por edhe për atë garancinë që vjen nga SHBA-të. Këto janë dy sektorët më të rëndësishëm sipas meje.

Unë them se edhe pas verifikimit që do të bëhet, këto dy sektorë do e kalojnë këtë lloj provimi dhe ndoshta edhe mund të ketë ndihmë më të madhe në këtë pikë. Sepse siguria e Shqipërisë, pavarësisht përmasave krejtësisht modeste, ka ndikimin e vet edhe në atë që Trump konsideron si parësore, që është ‘siguria e SHBA-ve mbi të gjitha’.

Shqipëria është një nga dhe ndoshta ka një thërrime në gjithë këtë sofër të madhe. Vlera është shumë e vogël, por simbolika ndikon. I madhi i humbur në këtë histori do të jetë shoqëria civile. Trump do të përdorë gërshërët për një pjesë të madhe të shoqërisë civile”, tha Vangjeli.

Advertisement