Connect with us

Aktualitet

Lorenc Vangjeli përplaset me avokatin e Sali Berishës

Një debat i ashpër është zhvilluar mes avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe analistit Lorenc Vangjeli, për çështjen e hapur nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe vendimit për kufizimin e lëvizjes së lirë për ish-kryeministrin dhe masën detyrim paraqitje. Sipas avokatit të Berishës, klienti është njohur nga mediat për këtë çështje dhe ka pretendime ligjore për shkeljen e kushtetutës nga SPAK, e cila duhet të kalonte në Kuvend për të vijuar më pas me masat. “Deri sa ka nënshkruar prokurën, përmes medias, prezenca jonë është për të ngritur pretendimet ligjore për antikushtetutshmërinë e vendimit. Ne jemi të legjitimuar me prokurorë për të ngritur këto kërkesa. Këtë e ka marrë vesh Vermoshi dhe Konispoli”, tha Gjokutaj në A2 CNN. I ashpër ishte reagimi i analistit Vangjeli i cili u shpreh se Berisha ka gabur rëndë politikisht me këtë çështje, duke e akuzuar atë se po fshihet pas labirintheve procedural. Vangjeli shtoi se Berisha e ka detyrim përpara votuesve të tij që të përballet me drejtësinë, teksa shtoi se dhe njoftimi i radikalizimit të aksioni opozitar është bërë me tendencë 3 ditë përpara se të shpërthente çështja “Partizani”. “Politikani Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë avokatin të vetes dhe të tjerëve. Do ishte e udhës që pyetjet t’i bënte para prokurorëve. Mbrojtjen ta bëjë në sallë. Do të ishte e udhës që Berisha që në fundjavë kur u njoh me këtë gjë, te deklaronte se mbrojtjen do ta bënte në institucione. Ky do të ishte akti politik i një politikani si Berisha. Politikisht ka gabuar. Edhe vendimet e Strasburgut i citoni gabuar pasi masa për të mos dalë jashtë shtetit, nuk është heqje e lirisë personale, por kufizime. Një njëri që e kanë votuar të paktën 500 mijë persona duhet të përballet me drejtësinë dhe mos shmanget me labirinthe”, u shpreh Vangjeli.

Advertisement