Aktualitet
Lorenc Vangjeli: Qytetarët mbyllin hundët kur shohin të djathtët
Analisti Lorenc Vangjeli tha se opozita për të mbuluar pafuqinë për të fituar zgjedhjet, nxjerr gjithnjë të njëjtën alibi se qeveria i vodhi dhe i grabiti.
Sipas Vangjelit, shqiptarët nuk kanë alternativë dhe kjo është arsye se përse Edi Rama po synon një mandat të katërt në krye të qeverisë.
“Alibia për humbjet e njëpasnjëshme ngrihet mbi këto kolona. Na vodhi, na grabiti, na mori me banda. Nuk mundet…
Alibia për të nxjerrë pas çdo humbje këtë humbje është për të mbuluar pafuqinë, duke e bërë qytetarin frikacak, që u blenë, e trembën bandit. Nuk janë shqiptarët kështu, nuk kanë alternativë tjetër.
Pala tjetër nuk iu afrohet si alternativë. Populli pavarësisht se mohon socialistët, mbyll hundët kur shikon të djathtët. Alibia mbi kurrizin e qytetarit…”, tha mes të tjerash Vangjeli për A2.