Pinknews
Lori Hoxha zbulon raportin që ka me Romeon
Prej kohësh në rrjet zien dyshimet se mes Lori Hoxhës dhe Romeo Veshaj po ndodh një histori dashurie.
Thashethemet u rikthyen pasi dyshja u panë bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit.
Por, Lori u ka dhënë fund dyshimeve në mënyrën e pazakontë.
Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn. Por dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”
Dhe në fakt këtu ka ardhur edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila e ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin.