Aktualitet
Luan Zhegu: U mërzita kur… Ja pse këndoj në dasma

Kantautori i mirënjohur Luan Zhegu ishte i ftuari i radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku tregoi për copëza mbi karrierën dhe jetën e tij.
Ndër të tjera, një nga fëmijët e kastit ceku çmimet e festivalit, duke e pyetur nëse për të është më i miri çmimi i parë apo i dytë.
Mirëpo, teksa po pija një kafe pas festivali, aty ishte një fansi im. Më tha ‘E ke gabim që mërzitesh, duhet të jeshë më i lumtur. Po të merrje çmimin e parë, një javë zgjasin falenderimet, kurse kur merr çmimin e dytë, deri festivalin tjetër, të thonë “Si s’ta dhanë çmimin e parë!”, u përgjigj Luani për “Në kurthin e Piter Pan”.
Ai u pyet dhe pse këndon në dasma.
”Kur jam i ftuar në dasma me familjen time, dasmorët më thonë këndo një këngë se s’ka lezet. Kështu që në dasmat që më ftojnë, këndoj”, tha Zhegu.

