Bota
Luana, influencerja e njohur vdes pas ndërhyrjes estetike
Luana Andrade, një influencuese e njohur braziliane, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 29-vjeçare në një spital privat në Sao Paulo. Andrade po i nënshtrohej një operacioni liposuctioni, me qëllim që të përmirësonte pamjen e saj për rrjetet sociale.
Gjatë procedurës, ajo përjetoi disa komplikime dhe zemra e saj u ndal afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit. Disa orë para vdekjes, Luana Andrade pozonte në foto me kostumin e stërvitjes për gjysmë milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, para se të shkonte te kirurgu estetik për një ndërhyrje në gju.
Sipas mediave të huaja, Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj Sao Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar. Disa orë më vonë, vajza kishte pësuar katër arreste kardiake.
Mësohet se testet tregonin se pacientja kishte pësuar një trombozë në mushkëri dhe ishte dërguar në repartin e emergjencës për t’i shpëtuar jetën, por tragjikisht pa sukses. Procedura e “liposuction” ishte kryer nga një kirurg dhe një anestezist që ishin pajtuar nga familjarët e saj.