Pinknews
Luana Vjollca në prapaskenë
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura dhe më të ndjekura të ekranit.
Që prej javës së kaluar, ajo ka nisur emisionin e saj “Zemër Luana”, ndërsa puntata e dytë do të transmetohet mbrëmjen e sotme.
Dhe duket se Luana ka nisur përgatitjet për të dalë në skenë. Pak më parë ajo ka publikuar disa foto, ku shihet duke rregulluar flokët dhe duke u përgatitur për të dalë në skenë.
Por siç duket koha e ngjeshur nuk i ka lënë mundësi të ulej që të ushqehej, ndaj edhe moderatorja ka nisur të hajë teksa bëhej gati.
Në fotot e publikuara nga vetë Luana, ajo shihet duke ngrënë picë dhe duke rregulluar flokët njëkohësisht.