Connect with us

Politike

Lubonja: Gjykata Kushtetuese po ‘luan volejboll’ me Ramën për Ballukun

Analisti Fatos Lubonja, komentoi zvarritjen e procesit “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend.

Lubonja u shpreh se Kushtetuesja me shtyrjen e vendimit tregon se “po luan volejboll”me kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po del si “regjisori i kësaj shfaqjeje”.

“Këtu është problemi çfarë u dikton banda anëtarëve të vet. Ka qenë ditë testi për të gjithë zhurmën e madhe të reformës së drejtësisë. Që po bën pastrimin e Shqipërisë nga korrupsioni. Ky është testi përfundimtar, që drejtësia ka qenë me regji, që Rama thotë do prekim të paprekshmit. I paprekshmi jam vetëm unë.

Sulmoi dhe opozitën me këtë rast. Kur vjen puna, se ky është regjisori, pyetja e madhe që ngrihet, kush është regjisori Rama apo amerikanët. A është regjisori? Dhe çfarë thotë regjisori? Drejtësia nuk është vetëm SPAK. GJK luan volejboll me Ramën. Nuk bëhet drejtësia për mbarë kur gjithë politika ecën në krahun e kundërt. Luajnë volejboll me Ramën që ta shtyjmë deri pas 3 muaj”, – tha ai.

Advertisement