Aktualitet
Lubonja këshillon Rithemelimin dhe PL: Gjeni metoda proteste më interesante
Fatos Lubonja ka folur për protestën e radhës që do të mbahet sot përpara Bashkisë së Tiranës, teksa deklaroi se edhe opozita ka problemet e saj.
Për Lubonjën duket se nuk mjaftojnë molotovët që janë hedhur drejt godinës së bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e policëve, por duhen gjetur akte proteste që të bëjnë më tepër efekt.
“Protesta është e rëndësishme, për të nxitur edhe SPAK që këta njerëz kërkojnë që drejtësia të veprojë.
Edhe opozita ka probleme, sepse nuk thith dot qytetarë. Duhen gjetur akte që bëjnë efekte.
Në Sajgon u rrëzua një regjim, sepse murgjet atje u dogjën në mes të vendit dhe amerikanët, që mbështetën një regjim, u tërhoqën”, deklaroi Lubonja në News 24.
Prej javësh grupimi i Sali Berishës, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë së Tiranës.
Një mesazh që përsëritet gjatë këtyre protestave është lirimi i ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit prej 30 dhjetorit 2023, akuzohet për ‘korrupsion’ lidhur me aferën e privatizimti të ish kompleksit Partizani.