Connect with us

Sport

Lucas Hernandez ndodhet në Paris

Paris Saint-Germain ka arritur të transferojë mbrojtësin francez të Bayern Munich, Lucas Hernandez.Që nga java e kaluar, PSG kishte rritur intensitetin mbi Lucas Hernandez dhe tashmë ka arritur të gjejë marrëveshjen me bavarezët dhe lojtarin. Kartoni i lojtarit do t’i kushtojë klubit francez rreth 50 milionë euro në total.Hernandez ndodhet tashmë në Paris dhe do të firmosë kontratën me kampionët vendas. Bayern do ta zëvendësojë francezin me Kim Min Jae, mbrojtësin korean të Napolit me të cilin ka arritur marrëveshjen.

Advertisement