Bota
LUFTA/ Dronet e Ukraines rrezojne dy helikopter ruse, bomba edhe mbi post komanden…
Një post komandë ruse në Maryino, rajoni Kursk, u godit nga ushtria ukrainase. Këtë deklaroi të premten Shtabi i Përgjithshëm i Kievit. Sulmi kishte në shënjestër Brigadën 810 të Këmbësorisë Detare të Rusisë, e cila u përforcua kohët e fundit me trupat e Koresë së Veriut pas një marrëveshjeje midis Vladimir Putin dhe Kim Jong-un.
Shtabi i Përgjithshëm tha gjithashtu se sulmi kishte për qëllim dobësimin e aftësisë së Rusisë për të kryer ato që i quajti akte terroriste kundër civilëve ukrainas.
Disa kanale ruse Telegram raportuan gjithashtu bomba në Ivanovskoye, një qytet midis kufirit ukrainas dhe Kursk, i cili thuhet se shkatërruan disa ndërtesa.
Më 6 gusht, Ukraina kreu një inkursion në provincën Kursk. Forcat ukrainase arritën të kontrollonin rreth 1300 kilometra katrorë të territorit, megjithëse më vonë Kievi humbi kontrollin e gjysmës së zonës së pushtuar fillimisht.
Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës tha në kanalin e saj Telegram se dronët ukrainas rrëzuan dy helikopterë rusë dhe dëmtuan një të tretë në një sulm mbi det.
Forcat e Moskës u përgjigjën me lëshime raketash balistike që goditën periferi të qytetit Chernihiv, ndërsa media lokale raportoi se sulme të tjera kishin në shënjestër rajonet e Kherson, Donetsk dhe Zaporizhzhia.
Natën mes të enjtes dhe të premtes, të paktën katër persona u vranë dhe gjashtë u plagosën pasi Rusia lëshoi dhjetëra drone, duke përfshirë Shahedin e projektuar nga Irani.
Moska synoi gjithashtu rajonin e Kharkiv, ku u dëmtuan disa infrastruktura.