Kosova
LUFTA FILLON në janar/ Çfarë do të ndodhë deri në inaugurimin e presidentit të SHBA, ALARMI Serwer
Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara, njëherazi njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka paralajmëruar kaos në Ballkanin Perëndimor nëse kandidati republikan, Donald Trump, fiton zgjedhjet presidenciale amerikane.
Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, teksa ka komentuar ciklin e ri zgjedhor në SHBA, ai ka theksuar se ndryshimet do të fillojnë shumë shpejt nëse fiton Trumpi, posaçërisht në kontekstin e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Serweri gjithashtu ka konsideruar se Serbia mund të bëjë përpjekje pushtimi.
“Serbia mund të përpiqet të pushtojë veriun e Kosovës dhe Republika Serbe mund të shkëputet nga Bosnja e Hercegovina. E gjithë kjo mund të ndodhë para inaugurimit te presidentit te ri më 20 janar”- ka vlerësuar profesori amerikan, ndersa ka bërë thirrje për administratën aktuale të SHBA-së të shmangë “fatkeqësinë” nëse Trumpi vjen në Shtëpinë e Bardhë.
“Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të përgatiten tani dhe të parashikojnë ngjarjet në rajon, edhe para zgjedhjeve. EUFOR-i dhe KFOR-i duhet të jenë të gatshëm të kundërshtojnë lëvizjet për të ndarë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën – planet për përforcime duhet të jenë gati”, ka potencuar Serweri.
Ai ka përmendur edhe rolin e diplomatit kontravers, Richard Grenell, i cili në kohën e administratës së Trumpit ka qenë emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili, sipas profesorit amerikan, ka qenë pro ndarjes së Kosovës, duke qenë se ka shtyrë përpara propozimin për ripërcaktimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk jam nga ata që besojnë se Grenelli mund të bëhet sekretar shteti. Por ai mund të zërë vendin e Jim O’Brienit në pozitën e ndihmës sekretarit për Evropën dhe Eurazinë.
Sapo të rihapet opsioni i shkëputjes, ai do të zgjerohet…popullsitë do të fillojnë të lëvizin. Dhuna do të jetë e pashmangshme”, ka vlerësuar ndër të tjera Serwer.
Zgjedhjet presidenciale vijnë në kohën kur Uashingtoni ka shtuar përpjekjet për t’i zbutur tensionet në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht mes Kosovës e Serbisë. E, përkundër se analistët nuk presin që politika amerikane ndaj rajonit të ndryshojë rrënjësisht, liderët në Kosovë dhe Serbi kanë shfaqur preferencat e tyre presidenciale.