Bota
LUFTA/ Hamasi: 256 të vdekur dhe 1788 të plagosur në Gaza në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit ka pasur 256 të vdekur dhe 1788 të plagosur në Gaza. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, duke saktësuar se në mesin e viktimave kishte 20 fëmijë. Në total, numri i të vdekurve që nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin është të paktën 1900.
Forcat izraelite pretendojnë se kanë vrarë komandantin e forcave ajrore të Hamasit në Gaza
Forcat e armatosura izraelite pretendojnë se kanë vrarë, Murad Abu Murad, kreun e Forcave Ajrore të Hamasit, i konsideruar “kryesisht përgjegjës për drejtimin e terroristëve gjatë masakrës” të shtunën e kaluar, në një bastisje në Gaza.
Izraeli arreston 230 anëtarë të Hamasit në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite ka arrestuar mbi 230 anëtarë të Hamasit në disa lokacione në Bregun Perëndimor që nga fillimi i operacionit. Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Në mesin e të arrestuarve, shton Jerusalem Post, ka edhe dy eksponentë kryesorë të organizatës terroriste, Sheikh Adnan Asfour dhe Ahmed Awad, të kapur në Nablus.