Connect with us

Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Deziformimi në mediat sociale targeton SHBA-në dhe Iranin

Ndërkohë që lufta midis Izraelit dhe Hamasit sa vjen dhe intensifikohet, keqinformimi po synon përdoruesit e internetit jashtë vendit. Reuters ka hedhur një vështrim në disa gënjeshtra që qarkullojnë gjerësisht në mediat sociale.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk bëri thirrje për rekrutim ushtarak në Shtetet e Bashkuara në përgjigje të konfliktit Izrael-Hamas në tetor 2023, siç duket nga një video e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e shpërndarë në mediat sociale.

Klipi i montuar nga AI, tregon Biden duke folur në një podium, duke thënë se ai po thirret në Aktin e Shërbimit Selektiv, duke shtuar: “Mos harroni, ju nuk po i dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja në luftë. Ju po i dërgoni në liri”. Megjithatë, videoja nuk është vetëm e rreme, por një version më i gjatë i saj i paraprin konfliktit të tetorit.

Në të njëjtën kohë, ekipi i Kontrollit të Fakteve të Reuters ka hedhur poshtë një tjetër pretendim të rremë në internet se një avion iranian sulmoi Izraelin. Një video me mbi 2 milionë shikime në TikTok është në fakt një klip i përpunuar i Thunderbirds në SHBA duke u provuar për një shfaqje ajrore në Hjuston.

Advertisement