Bota
Lufta/ Jo vetëm ekzekutime makabër, por edhe abuzime të frikshme
Rrëfimet e tmerrshme të dëshmitarëve që kanë përshkruar dhunën dhe abuzimin e pësuar nga terroristët e Hamasit janë publikuar nga autoritetet izraelite dhe mediat britanike së fundmi.
Të mbijetuarit e masakrës së Nova Festival i përshkruan policisë izraelite se panë një grua të gjymtuar nga Hamasi përpara se një terrorist ta qëllonte në kokë gjatë një përdhunimi.
Disa njerëz të përfshirë në mbledhjen dhe identifikimin e trupave të gjetur pas sulmeve të 7 tetorit kanë rrëfyer ndodhi të rënda të torturave dhe vrasjeve, madje kanë raportuar se janë qëlluar në zonat intime nga militantët.
Në një nga rrëfimet më tragjike, një dëshmitar tha se kishte parë terroristët e Hamasit të përdhunonin njëri pas tjetrit, një viktimë femër teksa i rridhte gjak nga shpina. Një tjetër burrë që ishte në festival ndërsa shpërtheu pushtimi i përgjakshëm i tha BBC-së se mund të dëgjonte “zhurmat dhe britmat e njerëzve duke u vrarë”.
Sipas Ministres izraelite për Fuqizimin e Grave, May Golan, e cila foli për BBC, shumë pak viktima të përdhunimit ose sulmeve seksuale i mbijetuan sulmeve. Ata që mbijetuan po i nënshtrohen trajtimit psikiatrik.
Yael Sherer, zëdhënëse e grupit izraelit të të drejtave të njeriut Të mbijetuarit e dhunës seksuale, tha për median britanike se kishte prova, përfshirë dëshmitë okulare, të dhunës seksuale të kryer ndaj të dy gjinive në mes të sulmeve të Hamasit.
“Tani është e qartë se krimet seksuale ishin pjesë e planit të Hamasit dhe qëllimi i tyre ishte terrorizimi dhe poshtërimi i njerëzve ”, theksoi kreu i hetimit.
Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, policia izraelite ka mbledhur mijëra deklarata, foto dhe video, përmbajtja e të cilave është tejet e rëndë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se kishte dëgjuar histori të abuzimit seksual në një takim që zhvilloi me pengjet që u kthyen në Izrael gjatë armëpushimit të fundit në Gaza.
Pamjet e autoriteteve izraelite tregojnë se terroristët e Hamasit kryen një sërë aktesh seksuale sadiste ndaj viktimave të tyre , edhe pasi ato tani kishin vdekur.