Bota
Lufta/ Kapen dy dronë në qiellin e Moskës
Dy drone u kapën në qiellin e rajonit të Moskës. Kështu raporton agjencia Tass. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse akuzoi Kievin se po përpiqet të godasë infrastrukturën civile, përfshirë aeroportin e Moskës. Ai foli për një “akt terrorist”. Sergei Sobyanin, konfirmoi sulmin me dron në Telegram: “Deri më tani sulmet janë shmangur- shkroi ai, por për arsye sigurie, disa fluturime janë devijuar përkohësisht nga aeroporti Vnukovo. Në orën 8 u hoqën kufizimet në aeroport”. Gjithçka sugjeron se devijimi i fluturimeve në hyrje drejt aeroporteve të tjera është për shkak të pranisë së dronëve të zbuluar në qiellin e zonës së Moskës në orët e fundit, ku u kapën dy avionë. Moska akuzon Ukrainën për përpjekje për të shënjestruar infrastrukturën civile.
Lajm në përditësim…